Derbi në Ligën Premier: United e City publikojnë formacionet zyrtare

Manchester United mirëpret Mancheser Cityn për derbin që luhet në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin “Old Trafford”, me dy skuadrat që synojnë vetëm tri pikë.

Për këtë ndeshje, Djajtë e Kuq nuk mund të llogarisin në Diogo Dalot, Donny van de Beek dhe Jadon Sanchon, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Citizens do të jenë pa dyshen si, Ruben Dias dhe John Stones, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet zyrtare:

Man United: De Gea, Wan-Bissaka, Varane, Shaw, Malacia, Bruno Fernandes, Fred, Casemiro,Eriksen, Martial, Rashford.

Man City: Ederson, Walker, Akanji, Ake, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Bernardo, Mahrez, Foden, Haaland