Dërgohet në Kushtetuese dekreti i Thaçit, Selimi thotë se po tentohet skenari 3 ditor

Lëvizja “Vetëvendosje” ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për Avdullah Hotin.

Shefi i GP të LVV-së, Rexhep Selimi ka deklaruar se dekreti i presidentit është joligjor.

“Sapo dërguam në Kushtetuese vlerësimin e dekretimit të Thaçit. Pra, me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar ta shkelë kushtetutën dhe si të tillë ne e kemi dërguar në |Kushtetuese për vlerësim.

“Jo rastësisht në këtë kohë që përfundon java e punës, presidenti është përkujdesur që Gjykatën Kushtetuese ta gjej të pushuar.

Natyrisht se neve kjo nuk na zë në gjumë. Ato po mundohen ta shfrytëzojnë këtë situatë këto 3 ditë punësimi duke e ditur se po e shkelin kushtetutën. Sot po dëshmojmë se ne nuk do të ndalemi së mbrojturi kushtetutën dhe demokracinë dhe republikën e Kosovës”, ka deklaruar ai.