Kjo është një lidhje e thellë mes ndjenjave tona të brendshme dhe punëve të mira që synojmë t’i bëjmë
Kjo është një dëshmi e gjallërisë së zemrës dhe shpirtit tonë, që pulson me dashuri dhe dhembshuri
Të mjerë ata të cilët zemrën e kanë vetëm pompë gjaku, pa e ndjerë as dashurinë e as dhembshurinë ndaj të tjerëve.
Kur ti ke një zemër plotë gjallëri, nuk qëndron indiferent ndaj fatit të të tjerëve, por je i gatshëm t’ju ndihmosh, t’i frymëzosh, t’i motivosh me qëllim të ndryshimit pozitiv.
Në këtë botë materialiste, ku ‘vlojnë’ interesat personale/ egoiste, të kesh një zemër që të nxitë të bësh mirë, është shenjë e rrallë dhe e çmuar e fisnikërisë. Kjo nuk blihet, por kultivohet nga brenda
‘Kur njeriu punon vetëm për veten e tij, jeton i vogël dhe vdes i vogël; kur punon për interesin e përgjithshëm, jeton i madh dhe vdes i madh’ – thënie Arabe
Këto fjalë na kujtojnë që vërtetësia e jetës nuk qëndron në ajo çfarë grumbullojmë për veten, por në atë çfarë japim për të tjerët.
Kur ti e ndjenë nevojën të bësh mirë, zemra jote është e ngrohtë, shpirtin e ke të ndriçuar, dhe je në rrugë të duhur për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë
Të lumtë!
Vehbi Zeqiri








