Dëshira, sinqeriteti dhe ambicia e lartë që kishin Sahabët, shokët e profetit Muhamed a.s – Ferid Piku

Sahabët janë ajka e të përzgjedhurve, shembulli I besimtarëve, yrneku i myslimanëve dhe njerëzit më të mirë pas Pejgamberëve dhe Murselinëve. Ata bënë bashkë diturinë e marrë nga Pejgamberi ﷺ , dhe xhihadin me te për ta mbrojtur këtë fe. Ata, Allahu , i nderoi që të shohin Pejgamberin ﷺ, ta shoqërojnë në të mira dhe të këqija, sakrifikuan veten dhe pasurinë në rrugë të Allahut gjersa u bënë më të mirët e më të mirëve dhe shekulli më i mirë me vet dëshminë e Pejgamberit,ﷺ.
-Ata me të vërtetë janë njerëzit më të mirë në krahasim me ata që kanë qenë para tyre por edhe me ata që kanë ardhur pas tyre, në krahasim me të parët dhe të fundit.

-Abdullah ibën Mesudi r.a, thotë:
“Allahu shikoi zemrat e njerëzve dhe mes tyre zgjodhi zemrën e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, andaj e dërgoi me mesazhin e Tij dhe e përzgjodhi me Diturinë e Tij. Pastaj i shikoi përsëri zemrat e njerëzve dhe i zgjodhi atij shokë dhe i bëri ndihmëtarët e fesë së Tij dhe përkrahës të Pejgamberit të Tij. Atë që e shohin muslimanët si të mirë , ajo edhe te Allahu është e mirë dhe atë që muslimanët e shohin si të keqe edhe te Allahu është e keqe”