Dështojnë interpelancat për Haradinajn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të flas sot në dy interpelancat e parapara me rendin e ditës.

Lajmin e ka bërë të ditur, shefi i grupit të AAK-së, Ahmet Isufi, i cili tha se interpelancat Haradinajt që janë paraparë për sot nuk mund të mbahen pasi kryeministri Haradinaj nuk është këtu.

Ndryshe sipas rendit të ditës Haradinaj me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së do të duhet të përgjigjet për gjendjen financiare në Telekomin dhe Postën e Kosovës, pastaj sipas kërkesës së LDK-së, interpelancë ndaj Haradinajt do të ketë lidhur me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.