Dhjetë palestinezë të plagosur në ditën e Nakbas

Ushtarët izraelitë sulmuan palestinezët që marshonin në përvjetorin e Ditës së Nakbas në Bregun Perëndimor, në Kudsin e pushtuar dhe në Tulkarm.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të dielën se dhjetë persona ishin plagosur në përleshjet midis ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve gjatë marshimit për shënimin e 74 vjetorit të Nakbas.

Shumë të tjerë pësuan nga thithja e gazit lotsjellës.

Burimet vendase të lajmeve raportuan gjithashtu për përplasje mes të rinjve palestinezë dhe forcave izraelit në Universitetin e Abu Dhabit në Jerusalem të cilët hodhën gaz lotsjellës ndaj studentëve.

Përleshje të ngjashme pati edhe në Tulkarm, ku ushtria izraelite hodhi gaz lotsjellës në drejtim të kolegjit teknik të qytetit.

Ushtria Izraelite arrestoi të dielën disa të rinj palestinezë në zona të ndryshme në qytetin e pushtuar të Jerusalemit.