Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetë të vrarë, përfshirë personel sigurie, në një sulm vetëvrasës me bombë...

Dhjetë të vrarë, përfshirë personel sigurie, në një sulm vetëvrasës me bombë në Pakistan

Të paktën 10 persona, kryesisht personel sigurie, u vranë të premten në një sulm vetëvrasës në Pakistan, sipas burimeve të sigurisë, transmeton Anadolu.

Incidenti ndodhi të enjten mbrëma në lagjen Tank të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me Afganistanin fqinj, thanë burimet.

Ishte një sulm i synuar në një postë sigurie, shtuan ata.

Raportohet për të plagosur në mesin e më shumë ushtarëve dhe policëve.

Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë nisur kërkimet për autorët e sulmit.