Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ndalon përdorimin e TikTokut në pajisjet zyrtare

Sipas krahut administrativ të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, përdorimi i platfomës së njohur kineze të videove, “TikTok”, është ndaluar në të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Vendimi është në përputhje me ligjin që ndalon përdorimin e aplikacionit në të gjitha pajisjet e qeverisë amerikane. Ligji së shpejti pritet të hyjë në fuqi.

Ky aplikacion konsiderohet “me rrezikshmëri të lartë për shkak të një sërë çështjesh së sigurisë”, tha zyrtari kryesor administrativ i Dhomës së Përfaqësuesve, në një mesazh dërguar të martën të gjithë ligjvënësve dhe personelit dhe se platfoma duhet të fshihet nga të gjitha pajisjet që menaxhohen nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Rregulli i ri pason një numër masash nga qeveritë e shteteve amerikane për të ndaluar TikTok-un në pajisjet qeveritare, një platformë që është në pronësi të kompanisë “ByteDance Ltd” me bazë në Pekin. /tiranapost