Diagnoza lehtëson shërimin

Bahri Simnica

Për të qenë rrugëtimi ynë i suksesshëm gjatë thirrjes islame, duhet të gjejmë përafërsisht dobësinë apo më mirë defektin e atyre të cilëve u drejtohemi, ngase, po e gjetëm pengesën, atëherë shumë lehtë do të gjejmë edhe mjetin për ta mënjanuar atë të keqe apo atë defekt.
Realisht, për një rezultat të suksesshëm të thirrjes islame, duhet të gjenden patjetër mangë sitë dhe të metat që janë pengesa kryesore për depërtimin e thirrjes islame deri tek njerëzit. Dhe, kur e gjejmë sëmundjen apo defektin tek ata që i thërrasim, shumë lehtë do ta gjejmë “barin shërues”, për të cilin ndoshta kemi humbur pak kohë, derisa e kemi gjetur kategorinë e sëmundjes, por, nëse do ta kemi vërtetuar se kategoria e sëmundjes dhe lokalizimi i saj është në një vend të sigurt, shërimi do të jetë shumë më i lehtë. Së paku mjekët kështu e thonë.
Andaj, edhe ne, nëse i shohim problemet me të cilat ballafaqohen ata që i thërrasim si dhe mangësitë dhe të metat që u sjellin kokëçarje, atëherë do ta kemi shumë lehtë për t`u dalë në ndihmë. Vërtetësia dhe kategorizimi i llojit të sëmundjes, si dhe largimi i dyshimeve të mundshme rreth çfarëdo lloji tjetër të sëmundjes, do të jetë shumë më lehtë për t’u realizuar, ngase shpeshherë ata që i thërrasim, nuk mund ta vërejnë vetë kategorinë e rrezikut që i rrethon, dhe si pasojë e gjithë kësaj mosdijeje, nuk arrijnë të shijojnë pranimin e thirrjes islame, e cila, pa dyshim, ka mundësi edhe t’i largojë shumë sëmundje.
Ashtu si specialisti e detyron pacientin për përdorimin e terapisë a barnave, njësoj edhe thirrësi islam, atyre që u drejtohet, duhet t’u japë këshilla dhe predikime, që ata t’i marrinë dhe të mos i lë në anash, por t’i praktikojnë në jetë, nëse duan të jenë të lumtur dhe pa brenga në këtë botë. Nxitja për të vepruar dhe qortimi për t’u larguar, janë dy shtylla shumë me rëndësi si në mjekësi, ashtu edhe në thirrjen islame, ngase të gjitha këto fjalë kanë për qëllim njeriun, i cili për një kohë të caktuar ka çaluar ose ka dështuar dhe ka nevojë për një terapi, qoftë ajo ditore, javore, mujore apo ndoshta vjetore, po mund të jetë edhe për tërë jetën.
Angazhimi i pacientit, në rastin tonë i atyre që i thërrasim me veprime konkrete, bën ata që të ndihen mirë dhe do të shohim shpejt rezultatet e terapisë që ne u kemi ofruar atyre, duke u zotuar se nuk do të largohen nga kjo terapi deri në vdekje. Por, krahas kategorisë së dobësive dhe të metave, masës i duhet folur për të mos i ngarkuar me asgjë jashtë mundësive që ata kanë në ketë gjendje të rëndë edhe fizike, po edhe shpirtërore.
Për ta plotësuar çdo zbrazësi të atyre që i thërrasim, një kategorie duhet t’u ofrohet edukatë dhe shkollim, që të binden se vërtet rruga që u është ofruar, ka bazë dhe mbështetje të fort shkencore po edhe fetare, kundër të gjitha atyre penge save dhe barrikadave që ati u kanë mbuluar mundësinë e shijimit të realitetit.
Në praktikën mjekësore, së pari bëhen analizat e mandej fillon terapia kundër sëmundjes me të cilën ballafaqohet pacienti. Kështu realisht duhet filluar edhe nga ne thirrësit islamë: së pari të vërtetohen pengesat dhe problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria, në mënyrë që të dimë nga t`ia fillojmë, që ndikimi ynë të jetë sa më i fortë dhe më i qëndrueshëm.
Nëse kemi praktikuar këtë metodë, nuk diskutohet nëse ia kemi arritur qëllimit të thirrjes islame, që ajo të jetë shëruese e jo shkatërruese, të jetë afruese e jo larguese nga shoqëria, të jetë e thjeshtë e jo e ngatërruar dhe e papërcaktuar, të jetë e lehtë dhe jo e rëndë, e kapshme për logjikën e jo alogjike, se çdo gjë jologjike është edhe afetare. Islami është i logjikshëm dhe i kapshëm për mendjen e njeriut, andaj asaj mendjeje i duhet ofruar ajo që atij i mundëson kapjen dhe praktikimin e asaj që ia thotë mendja e mbushur me bindje.
Burimi kryesor, ose, më mirë të themi, baza kryesore e sëmundjes, që më së shumti i ka sjellë kokëçarje njeriut, si në të kaluarën ashtu edhe në të tanishmen, është injoranca apo injorimi i Fuqiplotit. Sa herë që njeriu injoroi Fuqiplotin dhe të Gjithëdijshmin, doli në shesh se ky njeri ka dështuar si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Kjo ishte vetëm me një shkas që të mos hyhet në nënshtrimin e urdhrave të Allahut, që vetëm Ai të adhurohet dhe që vetëm Atij I takon nënshtrimi e jo dikujt tjetër nga krijesat e Tij. Ky injorim apo injorancë, bëri që njerëzit, me kalimin e kohës, të mashtrohen pas kësaj bote duke iu nënshtruar krejtë-sisht epsheve dhe lakmive të shumta që ofron kjo botë, harruan botën tjetër, që është e përhershme?madje jo vetëm që e harruan po edhe injoruan ekzistimin e saj, gjë që ata i bënte edhe më tepër lakmues të kësaj bote kalimtare, për se të gjithë jemi më se të bindur dhe përditë po e shohim se kjo botë, megjithatë, është kaluese dhe, sado e gjatë, prapë është e shkurtër për t’i plotësuar të gjitha dëshirat e tyre që janë dhënë pas saj. Si përmbledhje e asaj që u tha më lart, vijmë në përfundim se kjo sëmundje e aty re që ne i thërrasim, mund të për mblidh et në dy gjëra: në kufër si dhe në dalje nga e vërteta, dhe që të dyja kë to janë të shtrira aq bukur dhe të zbukuruara, saqë njeriu vërtet shumë lehtë bie në grackat e sprovave dhe lakmive të pa besimtarëve, duke menduar se çdo gjë është kjo botë dhe me të përfundon gjithçka.
Këtu kemi të bëjmë me ato që shkatërrojnë besimin e njerëzimit, ngase edhe në rrugëtimin e besimit tek Allahu, do të dalin pengesa dhe barrikada të ndryshme, të cilat, ndoshta, nuk janë të kategorisë së mosbesimit, mirëpo ato dëmtojnë dhe dobësojnë bindjen në argumentet e besimit në Allahun Fuqiplotë. Këtu na dalin në shesh edhe disa indikacione dytësore, të cilat kanë qenë shkaktare shumë të mëdha për të mbizotëruar ky dezinformim rreth Islamit apo së vërtetës.
Çdo sëmundje duhet t’i ketë shkaktarët e vet? Ata gjithherë fillojnë nga kënde të ndryshme përmes infeksioneve e dëmtimeve të kohëpaskohshme në jetë, derisa të ndodhë edhe rëndimi i trupit dhe ai më nuk ka imunitet për t’u mbrojtur, pra nuk ka trupa mbrojtës ndaj sëmundjeve, dhe këtu fillon sëmundja a infektimi dhe pastaj kalon në sëmundje të rëndë derisa edhe ta lodhë trupin.
Me një kthim prapa, do të shohim se gjatë rrugëtimit të njeriut, po të ishte intervenuar me kohë për mënjanimin e atyre shenjave të para të infektimeve të vogla, sigurisht që nuk do të kishte arritur shkalla e një sëmundjeje të rëndë, e cila, për t’u shëruar, kërkon shumë kohë dhe mundime të mëdha, si mjekësore ashtu edhe mundime te mëdha fizike të vetë pacientit. Kjo do ta arsyetonte edhe anën shpirtërore dhe psikike të njeriut, i cili për vite të tëra nuk ka menduar për jetën e vet, për qëllimin e ekzistimit të tij, edhe pse ai një ditë duhet t’i lërë të gjitha dhe të kthehet në një gjendje që ka qenë më parë.
Këtë rast na dëshmon një shprehje tjetër mjaft gjithëpërfshirëse e mjekësisë: “Më mirë të mbrohemi sesa të shërohemi”. Po kjo vlen edhe për anën shpirtërore, që të mos ngarkohemi me gjërat për të cilat nuk jemi kompetentë dhe nuk kemi mundësi t’ i ndryshojmë, pa u mbështet në një Fuqiplotë dhe tek një i Gjithëdijshëm, i Cili e di më së miri për se ka nevojë kjo krijesë mjaft karakteristike si dhe mjaft specifike.
Pasi tashmë kemi gjetur dështimin gjatë rrugëtimit tonë në aspektin fetar, atëherë do ta kemi më lehtë të gjejmë edhe shërimin, i cili është bërë më se i nevojshëm për mbarë njerëzimin, që është kthimi tek Krijuesi, i Cili e di më së miri për çfarë kemi nevojë. Bari i vetëm dhe shërimi i vetëm për njerëzimin mbarë, është bindja në Allahun Një dhe se vetëm Atij i takon falënderimi si dhe vetëm tek Ai është kthimi dhe shpëtimi dhe gjetja e arsyes për të jetuar në këtë botë kalimtare dhe sfiduese, për të gjithë njerëzimin, ngase është mashtruese dhe lakmitare për njeriun, për se Vetë Allahu ka dashur të jetë e këtillë, në mënyrë që, megjithatë, njerëzit të mos i lënë anash edhe begatitë e kësaj bote, mirëpo ato të mos jenë qëllim i jetës së tyre.
Dëshmia për Allahun Krijues dhe në të njëjtën kohë i merituar për t’u adhuruar, e bën njeriun të qetë dhe të arsyeshëm pse jeton dhe çfarë kërkohet nga ai. Po ashtu, kundërshtimi i shejtanit si dhe i të gjitha intrigave të tij që përgatit për mbarë njerëzimin, bën që njeriu të jetojë i qetë dhe i arsyeshëm në këtë botë kalimtare. Ja se çfarë thotë ajeti kuranor në vijim:” Ne ia dërguam Nuhun popullit të tij e ai tha: O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! Unë kam frikë se do të bjerë mbi ju dënimi i një Dite të madhe!” (El A`raf, 59).
Gjithashtu në lidhje me këtë rast, kemi edhe thënien e Muhammedit a.s., kur prijësit kurejshitë erdhën tek axha i tij, Ebi Talibi, për ta pyetur se çfarë kërkon Muhammedi prej tyre. Ai u tha: “Të besoni se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe të lini atë që ju po adhuroni nga idhujt dhe putat” (Hadith).
Zaten, ky ish te edhe misioni i të gjithë të dërguarve të Allahut: “ Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë, e disa e merituan të mbeteshin në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë, të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!” (EnNahl, 36).
Pasi u munduam që, sado pak, të argumentonim se, kur gjendet sëmundja dhe shkaqet e sëmundjes, atëherë shumë më lehtë është të gjendet bari shërues.
Në thirrjen islame për të gjitha llojet e dështimit të njerëzimit në aspektin e besimit, duhet t’i drejtohemi Kuranit si dhe Synetit, dhe aty do të gjejmë të gjitha barnat shëruese dhe mbrojtëse nga çfarëdo lloj infektimi. Me t’u kthyer tek Kurani, do të vërejmë se ai vazhdimisht thërret për besim e mandej për veprime konkrete, apo thënë më shkurt, për adhurime që kërkon bindja në Allahun. Po kjo gjë vlen edhe kur kthehemi tek historia e Muhammedit a.s., i cili me tërë mundin e tij u angazhua që njerëzit të bindeshin, dhe mandej për veprime është shumë më lehtë. Kjo që themi, pothuaj vlen për gjithçka në këtë botë: Po nuk pate bindje, atëherë e ke vështirë të punosh diçka, kur nuk je i kënaqur dhe nuk je i bindur se aty ka diçka që të ndihmon dhe të qetëson edhe fizikisht edhe psikikisht.
Kthimi i njerëzimit në besim të vër tetë dhe të logjikshëm si dhe praktikimi i gjithë asaj që ajo realisht kërkon nga ne, do të na bënte të lumtur me atë që kemi në duart tona, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. Besimi në Allahun, është garantuesi më i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga çfarëdo sëmundjeje, ngase porosia kuranore dhe Fjalët Allahut janë shëruese për zemrat e njerëzimit.
Nëse e kemi arritur këtë, atëherë për ta mbrojtur dhe ruajtur këtë bindje në Allahun, duhet vepruar, e veprimi duhet të jetë i përputhur me porositë e atij që e di diagnozën për shërimin tënd, ashtu siç e di mjeku specialist i një lëmi për së mundjen dhe terapinë e dhënë me përdorimin e barnave derisa të shërohesh plotësisht. E njëjta gjë vlen për besimin se, nëse kemi besimin po nuk e ruajmë atë me vepra, atëherë ai mund të dëmtohet dhe nuk ka peshë.
Pra, nëse kemi diagnostikuar llojin e sëmundjes dhe kategorinë e saj, por nuk përdorim terapinë e dhënë nga specialisti (mjeku), atëherë sëmundja nuk kalon, sepse ti e di llojin e sëmundjes po ajo duhet shëruar me terapi të vazhdueshme. Kështu është edhe Islami, po pate besimin dhe nuk veprove në ushqimin e atij besimi me adhurim dhe me kryerjen e detyrave që kërkon ky besim, atëherë ai besim zhduket me kalimin e kohës.
Derisa po flasim për bindjen, na bie në sy një dukuri shumë interesant tek ne, ngase nga njerëzit kërkojmë t’i kryejnë detyrat e ata nuk e dinë se për kë të kryhen ato detyra, dhe kjo pa dyshim përbën dështimin e të gjithë atyre që kërkojnë dytësoret në fe e i lënë parësoret. Pa dyshim që parësore për ne duhet të jetë bindja, e pastaj detyrimet që kërkon ajo bindje.
Sa për ilustrim rreth bindjes, po sjellim këtu një ajet nga Kuran, i cili sfidon të gjithë ata që ende kanë dyshim në Krijuesin Fuqiplotë si dhe Furnizues e Mbikëqyrës i kësaj gjithësie. Allahu i Gjithëdijshëm thotë: ”O njerëz, nëse dyshoni në ringjalljen, mendoni se Ne ju kemi krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës, pastaj prej droçkave të gjakut, pastaj prej një cope mishi me trajtë të plotë ose jo të plotë, për t`jua bërë të qartë! Dhe Ne e mbajmë në mitër atë që duam deri në kohën e caktuar. Pastaj ju nxjerrim si fëmijë e pas kësaj do të arrini moshën e pjekurisë. Disa nga ju vdesin e disa ngelin deri në pleqëri të thellë, që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur më parë. Dhe ti e sheh tokën të tharë, por, kur Ne lëshojmë ujë mbi të, ajo trazohet dhe gufon e prej saj mbijnë gjithfarë lloj bimësh të mrekullueshme në çift”. (El Haxhu, 57)
Kjo metodë e thirrjes së Allahut për bindje dhe nënshtrim ndaj Krijuesit të gjithësisë, ka vlerë edhe pas periudhës mekase, por vlen edhe deri në ditët tona, dhe do të vlejë deri në ditën kur do të shkatërrohet gjithësia, ngase njerëzit gjithherë do kenë nevojë për udhëzime dhe për bindje, pa dallim kohe, vendi si dhe pa dallim ngritjeje intelektuale dhe kulturore.
Shumë nga ajetet që zbritën në Medinë, me vonë pothuaj përfundojnë me bindjen në Allahun, që jep të kuptohet se vazhdimisht, krahas bindjes, kanë ardhur ajetet vepruese, por edhe krahas ajete ve vepruese, kanë ardhur edhe ajetet bindëse. Kjo për thirrësin bën të kuptojë se, sa herë që vëren se në masë ka çalime për sa i përket bindjes, duhet të ndalet dhe t’i kushtojë rëndësi kësaj, edhe pse ata mund të falen dhe të kryejnë obligimet e tjera fetare, por kanë nevojë për t’u kujtuar shumë ajete, të cilat shtoj në imanin dhe bindjen në veprimet e tyre. Ky hap i thirrësit islam duhet të jetë gjithherë i lidhur ngushtë me rrethanat në të cilat vepron, gjithnjë aktual dhe gjithnjë në kohë dhe me arsye, kur sheh se ka nevojë për akiden, besimin, atë herë tema do të jetë për besimin, për ta forcuar e përmirësuar atë vazhdimisht, do të thotë që, sipas gjendjes aktuale, ai edhe duhet të veprojë pa i ndarë bindjen dhe veprimin.
Pas gjithë kësaj që u tha, do të mundohemi të nxjerrim një rregull apo një parim, i cili gjeti vazhdimisht nëpër shekuj dhe do ta gjejë veten në mesin e myslimanëve, që është se myslimani, në këtë rast thirrësi islam, duhet të merret gjithherë me parësoret e jo me dytësoret, si po ndodh sot, për fat të keq, ku kohën më të madhe e harxhojmë në dytësore dhe jo për parësoret, gjë që nuk përputhet me Islamin e as me logjikën e shëndoshë. Të kërkohen gjërat tepër anësore e të lihen bazat, kjo s’ka logjikë? të mos shikohen rrethanat ku thërrasim, kjo bën që mandej thirrësi të dështojë ashtu si mjeku i cili merret me gripin e rrufën e sëmundjet e zemrës etj. nuk i përfill.
Është dështim profesional si nga këndi i mjekësisë, ashtu edhe nga këndi islam, që të humbet kohë për sendet për të cilat pa dyshim janë tepër të pavlera në krahasim me kufirin-mosbesimin. Të shohim një veprim të Muhamedit a.s. derisa ishte në Mekë, dhe bënte thirrje për besimin në Zotin Një, edhe pse i vërente adhurimet e kota të atyre që kundërshtonin, por asnjëherë nuk provoi t’i thyente putat që ata adhuronin, por punoi vazhdimisht në thyerjen e drynave ka tinarëve që kishin mbyllur zemrat e aty re dhe, kur arriti për t’i thyer ata dryna, atëherë, ata vetë i thyen putat që adhuronin deri atëherë.
Ç’dua të them me këtë, ne po dëshirojmë t’i thyejmë e t’i çrrënjosim dukuritë e shumta negative, pa i thyer drynat e atyre njerëzve që u kanë bllokuar zemrat, veprimet e tyre se një bindje dhe me një ofrim të dëshmive se çdo dukuri që është kundër vetë njeriut, kur ai bindet se ajo është e keqja. Atë herë, ai vetë ka për të hequr dorë prej saj.
Ja një shembull: Ne të gjithë jemi ngritur kundër korrupsionit-vjedhjes dhe po flasim kundër tij e po dëshirojmë që brenda një nate të mbyllen ata njerëz dhe të ekzekutohen para ligjit për keqpërdorimin e posteve dhe të pasurisë shoqërore.
A thua mos do të ishte më mirë që aty re njerëzve t’u themi se asgjë tek Allahu nuk humbet dhe nuk harrohet dhe se një ditë, qoftë në këtë botë, qoftë në tjetrën, do t’u kthehen pasojat e haramit dhe të keqpërdorimit, qoftë atyre ose familjeve, për një pasuri të fituar pa djersë, dhe një ditë gjithçka do të përfundojë në burg e në shkatërrim të familjes me humbjen dhe dështimin e karrierës apo edhe me humbjen e autoritetit të trashëgimtarëve, ngase do t’u thuhet gjithmonë se ata janë pasuesit e atyre që vodh ën, të atyre që keqpërdorën, të atyre që u korruptuan nga armiqtë tanë. Kjo do të thotë se njeriu, le që do ta humbë veten pa dyshim, po për pasojë dhe për veprime të tij, do të humbin dhe dështojnë edhe pasardhësit tij.
Bindja se me harame nuk shkohet përpara dhe nuk fitohet asgjë në këtë botë, dhe se për të gjitha duhet dhënë llogari si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër, e largon dhe shpëton shoqërinë nga çdo e keqe.
Andaj të punojmë me bindje e jo me detyrime, se detyrimi gjithherë historikisht, në të gjitha shoqëritë njerëzore, ka qenë i padëshiruar dhe gjithherë do të jetë i padëshiruar, pa marrë parasysh se ndonjëherë duket sikur të korruptuarit-hajdutët po lulëzojnë dhe po ngrihen, megjithatë një ditë jo larg të gjithë do të ballafaqohen me realitetin ajeteve kuranore dhe porosive fetare, se nuk është mirë të flitet dhe të kërkohet ajo që nuk praktikohet nga vetë thirrësi, i cili vërtetë duhet të jetë shembull vetë, e mandej të kërkojë nga të tjerët.

Bahri Simnica
Dituria Islame 200