”Më është dhënë e gjithë begatia e ymetit tim në mëngjeset e hershme të tyre” thoshte Muhamedi a.s.! Me kaq pak fjalë përshkruajti ai hapin e parë, por të mahnitshëm drejt sukseseve gjigante në jetë.
Andaj, ata që dëshirojnë sukseset, apo që të bëjnë historinë, e jo ta lexojnë atë, i nënshtrohen një rendi strikt e dicipline të panegociueshme, të cilën e kanë vëndosur, e nuk e thyejnë për asnjë çmim.
“Dielli i mëngjesit, nuk më ka kapur kurrë mua në shtratin tim”, thoshte Thomas Jefferson, presidenti i III-të i SHBA-së, dhe njëherësh njëri prej përpiluesëve të Kushtetutës së këtij shteti.
Prof. Driton Arifi








