Digjet një banesë në Prishtinë, zjarrfikësit po evakuojnë banorët

Pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë të banueshme në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, policia dhe zjarrfikësit kanë filluar t’i evakuojnë banorët. Deri më tani policia ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga ky incident.

Ky incident është shkaktuar rreth orës 15:25 dhe policia bashkë me zjarrfikësit po merren me rastin.

Raportohet se ende ka banorë brenda objektit ku po ndodh ky incident.