Digjet një kabllo e rrymës, një pjesë e Fushë Kosovës mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).

Për këtë arsye konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues “KRONI” në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike.

Ky është njoftimi i plotë i “KRU Prishtina”

Nga hedhja dhe pastaj djegia e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).

Stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike. Ekipet tona po dalin në terren,  por rregullimi i saj  do të zgjatë më shumë.

Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike.

Këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri.