Diskutohet për raportet ndërfetare në Kosovë

Sot organizohet në Mitrovicë konferenca e nivelit të lartë “Raportet ndërfetare në Kosovë”, e organizuar nga RTV Mitrovica dhe Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.

Sipas një njoftimi në këtë konferencë do të marrin pjesë liderët e komuniteteve fetare në Kosovë, shefi i OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger dhe shtatë ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë.

Kjo konferencë fillon sot nga ora 14:00.