Si pjesë iniciativës, Disney dhe Epic Games do të krijojnë një univers të ri lojërash dhe dëfrimi në vitet e ardhshme tha Disney.
Disney do të investojë 1.5 miliardë dollarë në Epic Games, krijuesin e Fortnite, njoftoi kompania ditën e Mërkure.
Si pjesë iniciativës, Disney dhe Epic Games do të krijojnë një univers të ri lojërash dhe dëfrimi në vitet e ardhshme tha Disney.
Asnjëra prej kompanive nuk zbuloi sesa do të ishte vlera e Epic Games pas investimit të Disney. Konglomerati Kinez Tencent ka në pronësi 40 përqind të Epic Games ndërsa Sony zotëron 5 përqind.
Lojërat e reja që do të zhvillohet nga karaktere dhe histori të Disney, Pixar, Marvel, Star Wars, Avatar etj do të fuqizohen nga produkti flagship i Epic, Unreal Engine.
Aktualisht Disney përdor Unreal Engine për të prodhuar filma, video lojëra dhe përmbajtje. Në të kaluarën ka bashkëpunuar me Epic Games për të sjellë karakteret nga Marvel, Tron, Star Wars në Fortnite.








