Dispozita e leximit të Kur’anit për gruan gjatë ciklit menstrual

Kohëve të fundit është shtuar debati dhe diskutimi rreth leximit të Kur’anit nga gruaja me cikël menstrual, qoftë si Kur’an (mus’hafi), telefon ose këndim përmendësh.

Si të veprojë myslimaneja përballë këtyre divergjencave?

Falënderimet i takojnë të madhit Zot, kurse përshëndetjet ia dedikojmë Muhamedit a.s.

Gruas, gjatë ciklit, me konsensusin e të gjithë juristeve islam, i ndalohen katër gjëra:

  1. Namazi
  2. Agjërimi
  3. Tavafi
  4. Marrëdhëniet intime

Për sa i përket leximit të Kur’anit, përkrah lejimin e leximit, dhe ky është mendimi i medhhebit të imam Malikut si dhe një mendim nga imam Ahmedi, e po ashtu është mendimi i përzgjedhur i ibn Tejmijes. Këtë mendim e mbështet edhe imam Shevkani, ndërsa nga bashkëkohorët, imam Kardavi.

Sipas tyre, lejohet leximi i Kur’anit pa marrë parasysh a bëhet leximi përmendësh, nga telefoni dhe të ngjashme me telefonin si pajisje elektronike, apo edhe nga Kur’ani i përkthyer (me që dihet se përkthimi i Kur’anit nuk i ka dispozitat e mus’hafit). Ndërsa, sa i përket mus’hafit që nuk përmban asgjë tjetër, përveç Kur’anit, e preferoj lejimin e leximit të tij, por në shenjë respekti për fjalën e të madhit Zot, mos të preket, përveçse me ndonjë mbështjellës.

Argumentet për lejimin e leximit të Kur’anit për gruan gjatë ciklit menstrual:

  1. Tekstet e përgjithshme që urdhërojnë leximin e Kur’anit si: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani)”(El Ankebut, 45), “edhe ta lexoj Kur’anin” (En Neml: 92), si dhe “E ju lexoni Kur’an aq sa mundeni” (El Muzzemmil, 20), ku nuk është specifi­kuar në mënyrë të qartë. Gjithçka çka është transmetuar për ndalimin e leximit të Kur’ani për gruan me cikël menstrual është e dobët në transmetim dhe në tekst.
  2. Fjala e Pejgamberit a.s. për Aishen r.a., kur i ka ardhur cikli gjatë haxhit të lamtumirës: “vepro ashtu siç vepron haxhiu me përjashtim mos bej tavaf derisa të pastrohesh”(Buhariu). Pejgamberi nuk e ka ndaluar, veçse nga tavafi. Dhe sikur të kishte qenë leximi i Kur’anit i ndaluar, do ta kishte sqaruar, për shkak se haxhiu angazhohet edhe me leximin e Kur’anit. Si rregull është se, nuk lejohet vonimi i sqarimit të dispozitës atëherë kur kërkohet.
  3. Është pyetur Muadh ibn Xhebel, i cili ishte nga fukahatë e mëdhenj të sahabëve se, a lexon Kur’an njeriu xhunub? Tha: “Po, nëse do”. Gjithashtu është pyetur për gruan me cikël dhe lehonën,dhe është përgjigjur me “Po”, – duke shtuar: “Nuk duhet ta braktisë askush të përmendurit e Allahut dhe leximin e Librit të Tij”. I është thënë se, njerëzit e urrejnë një gjë të tillë, dhe ai në këtë është përgjigjur: “Ata të cilët e urrejnë një veprim të tillë, e bëjnë nga kujdesi dhe devotshmëria, ndërsa ata të cilët e mohojnë, e bëjnë këtë nga injoranca, për arsye se Pejgamberi a.s nuk ka ndaluar diçka të tillë”.
  4. Në lidhje me ndalimin e leximit të Kur’anit, nuk qëndron analogjia mes gjendjes sëgruas me cikël dhe gjendjes xhunub, për shkak se gjendja e gruas me cikël, është jashtë vullnetit të saj, ndërsa personi xhunub mund ta largojë atë gjendje kurdo që dëshiron, me pastrim. Gjithashtu, gjendja me cikël zgjatë më shumë në krahasim me gjendjen e xhunubllëkut.
  5. Mendimi se gruas me cikël nuk i lejohet leximi i Kur’anit, e privon e atë nga njëmirësi e madhe dhe shpërblimi i madh, si dhe e ekspozon atë përballë harresës dhe braktisjes së Kur’anit. Gjithashtu i humbet një pjesë e madhe nga jeta e saj pa dritën e Kur’anit, dhe e gjithë kjo pa ndonjë argument të mirëfilltë.

I madhi Zot e dinë më se miri.

Dr. Halid Hanefi, kryetar i komisionit për fetva në Gjermani.
Përktheu dhe përshtati: Korab Hajraj