Distria Krasniqi e artë në Grand Slamin e Parisit

Në finale, xhdistja kosovare mposhti britaniken Chelsie Giles, në kategorinë deri në 52 kg.

Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon vendasen, francezen Leonie Gonzalez.

Krasniqi në xhiron e tretë mposhti me dy Wazaari për Ippon, koreanen Seyun Jang.

Garuesja jonë në çerekfinale mposhti me tri dënime për Ippon garuesen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti xhudisten japoneze Kisumi Omori.