Distria Krasniqi në finale të Grand Prix, në Zagreb

Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi e ka siguruar njërën nga dy medaljet e para, në garën për Grand Prix të Zagrebit.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg xhudistja nga Peja, fitoi bindshëm me Ippon ndaj italianes Gaia Stella.

Lufta zgjati vetëm 2 minuta.

Distria e cila është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë, me dy fitore të shpejta arriti deri në gjysmëfinale.

Në xhiron e parë e mposhti për vetëm 22 sekonda brazilianen Amanda Lima. Ndaj saj realizoi Ippon të bukur.

Me Ippon të bukur, për 2:15 minuta e mposhti edhe francezen Baldnine Pont.