Distria Krasniqi siguron medaljen, kualifikohet në finale në Grand Slamin e Tbilisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të kalojë në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike nga Kosova e nisi ditën nga raundi i dytë, pasi nuk kishte ndeshje në raundin e parë.

Në raundin e dytë, Distria arriti ta fitojë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në ‘pikë të artë’ me një ‘waza-ari’.

Me këtë fitore, xhudistja pejane kaloi në çerekfinale, ku pati punë me holandezen Naomi Van Krevel.

Megjithatë, edhe në këtë meç, Distria ishte më e mirë duke mposhtur Van Krevelin dhe duke siguruar gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, pejania u ndesh me francezen Astride Gneto, të cilën gjithashtu e mposhti.

Fitorja e Distrias erdhi me ‘ippon’ pasi kundërshtarja e saj u ndëshkua me tre karton të verdhë.

Në finale, Distria do të takohet me hungarezen Reka Pupp.