Djali dhe dy vajzat e 74-vjeçares që vdiq sot janë të prekur me koronavirus

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

Tre fëmijët, djali dhe dy vajzat e 74-vejçares, e cila vdiq sot nga koronavirusi, janë të prekur me këtë virus.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit, Samir Mustafa.

Ai ka thënë se gjendja e tyre është e mirë dhe janë duke u trajtuar në shtëpi.

Msutafa po ashtu ka treguar se 74-vjeçarja, e cila vdiq sot, kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“ Po janë edhe 3 anëtar të familjes , djali dhe dy vajzat, gjendja e tyre është stabile, nuk ka komplikime shëndetësore. Ata janë duke u trajtuar në shtëpinë tyre. Kontaktet e djemve që kanë dal pozitiv, kanë rezultuar negativ. E ndjera ka pasur edhe komplikime të tjera shëndetësore, jo që ka ndikuar virus në vdekjen e saj. Me vite ka vuajtur nga reuma, sëmundja e zëmrës”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se në komunën e Rahovecit aktualisht janë edhe 17 raste aktive.