Djali i lindur pa këmbë realizon ëndrrën, luan futboll me Ronaldon

Ai ka lindur pa këmbë por asgjë nuk e pengon që të realizojë ëndrrat

Ali Turganbekov është një 12-vjeçar nga Kazakistani, i cili ka lindur pa këmbë, por ka një jetë shumë aktive.

Ai nuk e përmbajti dot gëzimin kur pati mundësinë që të udhëtonte në Dubai e të luante me top me Kristiano Ronaldo.

Ylli i Juventusit i dha autografin mbi një top dhe bëri fotografi me djalin, në një takim që ishte organizuar nga Khabib Nirmagomedov./tch