Djali i të ndjerit fton familjarët e shoferit: Ejani në varrim e të pame!

Pronari i një furre në Gjilan, Qerim Çocaj, ka mbetur i vdekur nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë ditës së djeshme në qendër të këtij qyteti.

Nga ky aksident që trondit të gjithë, edhe mbi 10 persona mbetën të lënduar, të cilët po marrin shërbime mjekësore.

Babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin u deklarua se ka shumë dhimbje për rastin dhe se djali i tij nuk e ka bërë me qëllim po për një kafshatë buke.

““Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma shumë kam pas qejf me qenë familja ime në vend të tyre. por çka me bë, po më dhimben në shpirt. Ka pas taksirat, fatkeqësi, nuk e ka bë me qëllim, për një kafshatë bukë ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen”, ka deklaruar babai i shoferit të viktimës.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar djali i furrtarit, Leutrim Çoçaj, i cili ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që të ndajnë dhimbjen bashkë ne varrim e ne të pame.

“Unë jom biri i të ndjerit. Axh as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë…Fatkeqësisht baba im qëlloi aty…familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame…ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar Çoçaj në një koment në facebook