DnV prezanton 30 për qind të votave të numëruara: PAN e para, LAA e dyta, VV e treta

Demokracia në Veprim thotë se ka proceduar 30 për qind të numërimit të votave në të gjithjë Kosovën dhe sipas këtij koalicioni të OJQ-ve, në këtë fazë e para është PDK-ja me koalicionin e saj.

LDK-ja dhe aleatët e saj mbesin në pozitën e dytë, derisa Vetëvendosje në vendin e tretë.

PAN: 36.9 për qind

LAA: 26.2 për qind

VV: 24.7 për qind

Srpska: 3.5 për qind

Të tjerat: 8.8 për qind

Nuk përfshihen votat me kusht dhe votat nga jashtë.