Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se trendi i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje ka shënuar rritje dhe se procesi në përgjithësi po rrjedh i qetë.
Sipas DnV-së deri në orën 17:00 dalja është rreth 38,9% dhe në krahasim në intervalin e njëjtë kohor në zgjedhjet e 9 shkurtit, ishte e njëjtë rreth 39%.
Si incidente serioze DnV ka vlerësuar raportimet për ndërprerje të energjisë elektrike në të paktën dy Qendra të Votimit. Poashtu në një vendvotim është raportuar se kodet në fletëvotime nuk po përputhen.







