Kryetari i Prishtinës i cili në zgjedhjet e 11 qershorit ishte kandidat për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka marr një vendim që të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e KQZ, Valdete Daka, gjatë mbledhjes së KQZ-së.
Ajo ka thënë se Ahmeti është paraqitur në KQZ dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe do të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës edhe për deri muaj, ku më pas do të rikandidojë për postin që e mban tani.