Draghi: Putini nuk dëshiron paqe

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk dëshiron paqe, ka deklaruar të enjten, kryeministri i Italisë, Mario Draghi.

Draghi ka thënë se nevojiten më shumë sanksione ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ka vullnet për luftë”, ka thënë Draghi.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur të mërkurën kriminel lufte homologun e tij rus, derisa të enjten Bideni ka vazhduar të flasë për Putinin, duke thënë se “ai është një diktator dhe një bandit”. /koha