Fiset arabe, para Islamit, përdornin dhe zbatonin një sllogan racist që thoshte:
“Ndihmoje vëllanë tënd edhe kur atij i bëhet padrejtësi por edhe kur vetë ai bën padrejtësi”.
Kur vinte puna te njerëzit e afërt, drejtësia shkelej dhe padrejtësia mbrohej.
Njëherë, i Dërguari i Zotit, i tha shokëve të tij të njëjtën gjë:
“Ndihmoje vëllanë tënd edhe kur i bëhet por edhe kur bën padrejtësi”.
Të pranishmit u habitën dhe pyetën: “Kur i bëhet padrejtësi e kuptojmë. Po si ta ndihmojmë kur vetë ai bën padrejtësi o i Dërguari i Zotit?!
Ta frenoni nga padrejtësia- tha i Dërguari i Zotit…
Shqiptarët dhe myslimanët, gjatë historisë së tyre, kanë qëndruar në krah të viktimave që ju bëhej padrejtësi, edhe pse ata ishin të një feje dhe besimi tjetër.
Thjesht për faktin se atyre po ju bëhej padrejtësi…
Të njëjtët shqiptarë dhe myslimanë janë kundër padrejtësisë, edhe atëherë kur pasardhësit e viktimave të djeshme, sot janë ata që po bëjnë padrejtësi.
Thjesht për faktin se ata po bëjnë padrejtësi…
Besoj se është e thjeshtë kjo mesele…








