Driton Kuka merr titullin akademik ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë

Universiteti “Luarasi” në Tiranë ka ndarë titullin akademik “Doctor Honoris Causa” për trajnerin e xhudos nga Kosova, Driton Kuka.

Xhudo vazhdon të jetë sporti shqiptar më më shumë medalje evropiane, botërore dhe olimpike.

Më meritori për këto medalje dhe trofe të fituar nga xhudistët shqiptar, në veçanti ata nga Kosova, është trajneri Driton Kuka.

Por, mundi dhe puna e tij tashmë janë shpërblyer për trajnerin pejan, i cili sot (e premte) ka pranuar titullin akademik “Doctor Honoris Causa” në Tiranë.

Është vet Kuka që ka shpërndarë lajmin me anë të profilit të tij privat në Facebook