Ballina Lajmet Kosovë Drogë në shkollën “Sami Frashëri”, arrestohen 5 nxënës

Drogë në shkollën “Sami Frashëri”, arrestohen 5 nxënës

Pesë persona të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur, janë shoqëruar në stacion policor pasi në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike.

Po ashtu, është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi.

Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.