E çuditshmja e brezit aktual është se ata janë të apasionuar pas jetesës në vetmi. E duan jetën e tillë, më shumë se jetesën në familje. Sikur duan të na thonë, jetoj aty ku “askush nuk më sheh, askush nuk më këshillon e askush nuk më gjykon”! Pra, synojnë të normalizohen me sjelljet devijante e të shijojnë shthurjen pa pasur dikë afër që do t’i këshillonte e as që do t’i qortonte. Familja që dikur ishte një lloj mekanizmi frenues, ata duan që ta heqin qafe edhe atë fre.
Po, për Zotin që i sheh çdokund e çdo herë! Kjo gjë, nuk ka mbetur më në kokën e tyre si brengë e as si preokupim! Prandaj, me të drejtë thoshte H. Arendt:“Vetmia e thellë është gjendja më e rrezikshme për gjykimin moral.” Studimet në SHBA tregojnë: Rreth 25–30% e të rinjve që kryejnë krime të dhunshme jetojnë vetëm ose larg familjes.
Në Evropë, një pjesë e madhe e krimeve të rinjve është kryer nga persona të cilët nuk kanë lidhje shoqërore të forta.
Islami nuk synon ta çlirojë njeriun duke e izoluar nga familja e shoqëria, por duke e edukuar që të jetojë mes njerëzve pa u prishur prej tyre..
Zoti i madh, na e ruaj rininë e familjet tona!
Prof. Driton Arifi








