Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Duterte: Përdor marijuanë për të qëndruar zgjuar gjatë samiteve të gjata

Duterte: Përdor marijuanë për të qëndruar zgjuar gjatë samiteve të gjata

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte zbuloi se përdor marijuanë për të qëndruar zgjuar gjatë samitit të gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duterte foli për Samitin e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) të mbajtur muajin e kaluar në Singapor.

Ai tha se pjesëmarrja në takimet të cilat zgjasin tërë ditën mund të jenë shumë të vështira dhe se përdor marijuanën për të qëndruar zgjuar, por menjëherë më pas sqaroi se po bënte shaka.

Në vazhdimin e operacioneve që kanë shënjestruar narkotikët, nga forcat e sigurisë nën urdhrat e administratës së Dutertes, pothuajse 5.000 persona janë vrarë.

Filipinet dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut pohojnë se administrata e Dutertes, në këtë mënyrë kryen krim kundër njerëzimit.