Dy burra u shpëtuan në orën 261 të tërmetit

Dy persona u nxorën të gjallë nga rrënojat në krahinën Hatay, por shpëtime të tilla janë bërë gjithnjë e më të rralla.

Të dy burrat, Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në distriktin Antakya në orën 261 pas tërmetit të parë me magnitudë 7.7 ballë.

Familjarët e kënaqur të të plagosurit kanë shkuar me urgjencë në spitalin ku po trajtohen dy burrat. /mesazhi