Malisheva është vendosur në karantinë pasi është identifikuar e infektuara e parë me koronavirus në këtë komunë.
E infektuar rezultoi një 37 vjeçare nga fshati Bubavec, i komunës së Malishevës. Sipas informacioneve që posedon lajmi.net dy familjarë të së infektuarës janë në pritje të rezultateve pasi dyshohet se kanë koronavirus.








