Dy foshnja vdiqën nga i ftohti në Siri

Dy foshnja vdiqën nga i ftohti pas reshjeve të dendura të borës dhe temperaturave e ulëta që goditën kampet për njerëzit e zhvendosur në Siri.

Një zyrtar i OKB-së i tha AFP-së se një foshnje 7-ditësh dhe një vajzë dymuajshe vdiqën në provincën Idlib.

Rreth 2.8 milionë persona kanë kërkua strehim pasi u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë vjetëve të gjata të luftës në vend.

Shumë jetojnë në tenda të vjetruara, pa rroba apo ngrohje.

OKB-ja ka paralajmëruar se situata po përkeqësohet për shkak të krizës ekonomike në Siri që është përballur me çmimet e dyfishta të ushqimeve dhe nevojave në rritje të njerëzve.

Sipas OKB-së, 287 kampe për personat e zhvendosur në Idlib dhe Aleppo janë prekur nga reshjet e borës, përmbytjet dhe erërat e forta si rezultat i stuhive që goditën rajonin më 18, 19 dhe 25 janar. Bora ka shkatërruar të paktën 935 tenda dhe ka dëmtuar më shumë se 9,500 të tjera. /koha