Dy kompanitë satelitore Europiane bashkojnë forcat për të konkurruar me SpaceX të Elon Musk

Kompanitë satelitore Europiane kanë synuar konsolidimin vitet e fundit për të konkurruar më mirë me kompaninë SpaceX të Elon Musk dhe Project Kuiper të Amazon.

Kompania satelitore SES ka rënë dakord të blejë të gjitha aksionet e Intelsat Holdings për 3.1 miliardë dollarë, një marrëveshje e cila do të krijonte një gjigant Europian në këtë industri.

Kompanitë satelitore Europiane kanë synuar konsolidimin vitet e fundit për të konkurruar më mirë me kompaninë SpaceX të Elon Musk dhe Project Kuiper të Amazon.

Entiteti i ri i shkrirë do të ketë zyrat qendrore në Luksemburg dhe të ruajë një prezencë të fuqishme në Shtetet e Bashkuara thanë kompanitë.

“Transaksioni është aprovuar në mënyrë anonime nga Bordi i Drejtorëve të të dy kompanive dhe aksionerët e Intelsat të cilët kishin 73 përqind të kompanisë,” njoftuan dy kompanitë.

Marrëveshja do të financohet në kesh, bono hibride dhe borxh i ri.