Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dy palestinezë vriten nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

Dy palestinezë vriten nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

Dy burra palestinezë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri nga kolonë izraelitë në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Sipas dëshmive lokale, një buldozer izraelit hyri në një ullishte në pronësi të banorëve të fshatit dhe palestinezët shkuan në vendngjarje për ta larguar atë. Burime të sigurisë thanë se palestinezët hodhën gurë ndaj buldozerit, çka çoi në përshkallëzimin e përplasjes. Banorët raportuan se disa automjete u dogjën gjatë incidentit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se viktimat janë Muhammad Taha Mu’ammar, 52 vjeç, i qëlluar në kokë, dhe Fahim Taha Mu’ammar, 48 vjeç, i qëlluar në pjesën e legenit, të dy nga fshati Qaryout në Bregun Perëndimor.

Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi se tre palestinezë të tjerë u plagosën nga armët e zjarrit, përfshirë një djalë 15-vjeçar i cili u qëllua në shpatull. /mesazhi