Të paktën dy qytetarë palestinezë u plagosën dhe disa banesa e automjete u dogjën mbrëmjen e së shtunës, si pasojë e një sulmi të gjerë të kolonëve izraelitë ndaj grupimit beduin Khlet al-Sadra, pranë qytezës Mikhmas, në verilindje të Jerusalemit të pushtuar.
Burime lokale njoftuan se kolonët sulmuan grupimin duke qëlluar me armë zjarri, sulmuan banorët dhe i vunë flakën disa banesave dhe automjeteve.
Nga ana e saj, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze bëri të ditur se ekipet e saj mjekësore kanë trajtuar dy të plagosur si pasojë e sulmit të kolonëve pranë Mikhmasit.
Ky sulm i ri vjen në kuadër të një vale në rritje sulmesh të kryera nga kolonët, shpesh nën mbrojtjen e forcave izraelite të pushtimit, kundër qytetarëve palestinezë dhe pronave të tyre në këtë zonë, me synim dëbimin e tyre të detyruar nga toka. /mesazhi






