Dy qytetarë u plagosën mbrëmjen e së hënës pasi një mjet ushtarak i forcave izraelite u përplas me automjetin me të cilin ata po udhëtonin në qytetin e Jeninit.
Burime lokale bënë të ditur se të plagosurit pësuan lëndime të lehta si pasojë e përplasjes së një automjeti ushtarak të ushtrisë izraelite me një taksi në rrugën Al-Anbar. Të dy u transportuan në spital për të marrë trajtim mjekësor. /mesazhi







