Dy të rinj palestinezë u vranë të enjten, nga zjarri i ushtrisë izraelite në lindje të qytetit Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.
Burime mjekësore bënë të ditur se viktimat janë Ahmed Ramzi Said Barbah (32 vjeç) dhe Mohammed Osama Imran (19 vjeç), të cilët u qëlluan për vdekje në lagjen Sheikh Nasser, në lindje të Khan Younisit.
Sipas të njëjtave burime, që nga arritja e marrëveshjes për armëpushim në tetor të vitit të kaluar, 492 palestinezë janë vrarë, ndërsa mbi 1.350 të tjerë janë plagosur. /mesazhi


