Na rrezikohet e ardhmja, sepse fëmijët tanë janë në rrezik të madh. Fëmijët janë produkt i konsumit të përgjithshëm të edukimit në ambientin që i rrethon. Mjedis më të pashëndetshëm për fëmijët se sot s’ka. Helmohen në ushqim, helmohen në mendje, në moral..
Para së gjithash çalon tek edukimi. Edukimi është paketë e madhe dhe proces. Edukimi është programim. Fëmija është shirit i pastër dhe do mbushet patjetër me atë ç’ka ne i ofrojmë. Ose do programohet për mirë ose për keq.
Ai prind që nuk jep maksimumin e tij për të qenë efikas në aq pak kohë (hapësirë) që i ka mbetur për ta edukuar fëmijën e tij, të mos gënjejë veten se fëmija “vetvetiu” do bëhet i mbarë!
Zoti na ndihmoftë se kjo është lufta e vërtetë e familjes shqiptare!
Ibrahim Xhepmetaj








