EasyJet e blen AirBerlin

Kompania ajrore me buxhet të ulët EasyJet njofton se ka arritur marrëveshje me Air Berlin për blerjen e kompanisë gjermane e cila është në falimentim, në lartësinë e marrëveshjes prej 40 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania ajore britanike të shtunën njoftoi se do të marrë “disa asete për biznes në transportin ajror në aeroportin Berlin-Tegel”.

Mediat gjermane raportojnë se EasyJet do të marrin 25 Airbus A320 të kompanisë ajrore AirBerlin.

AirBerlin ishte kompania e dytë më e madhe në Gjermani, ndërsa veprimtaria e saj u përmbyll pas 38 vitesh të premten me fluturim e saj të fundit nga Mynihu në Berlin.

Kompania kryesore gjermane Lufthansa planifikon të marrë më shumë se gjysmën e flotës së AirBerlin-it, por kjo marrëveshje duhet të kalojë përmes procedurës së nevojshme pa kundërshtim.

AirBerlin kishte 8.000 të punësuar, ndërsa pritet që Lufthansa të mbajë rreth 3.000 prej tyre.