EBA-ja ndan fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë ndarë fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi ekzekutiv i Holdingut të Zhvillimit të Abu Dhabit, Mohamed Hassan Alsuwaidi, tha për mediat se fondi është ndarë pas një takimi midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Alsuwaidi vuri në dukje se princi i kurorës mbërriti në Ankara me ftesë të presidentit turk.

Turqia dhe EBA-ja nënshkruan marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi në shumë fusha, duke përfshirë tregtinë, energjinë dhe mjedisin. /aa