Edhe katër anije të ngarkuara me drithëra nisen nga Ukraina

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se katër anije tjera të ngarkuara me drithëra kanë nisur nga Ukraina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ministrisë thuhet se dorëzimi i drithërave po bëhet sipas planit.

Sot në mëngjes, katër anije të ngarkuara me luledielli, vaj luledielli dhe misër u larguan nga portet në Odessa dhe Chernomorsk. /aa