Edhe katër raste me koronavirus në Shqipëri, shkon në 59 numri i të infektuarve

Shtohen me 4 raste të infektuarit me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë shqiptare ka konfirmuar  se janë 59 raste pozitive në të gjithë vendin, shkruan lajmi.net.

Në këtë aspekt kryeson Tirana me 42 raste, teksa aktualisht 30 pacientë janë të shtruar në infective.

Tre pacientë me COVID-19 aktualisht janë në terapi intensive.