Zi por dhe festime, nga jeta e shuar e Udhëheqësit Suprem të Iranit
Edhe media shtetërore iraniane pranoi se udhëheqësi suprem i vendit, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë.
Lajmi vjen pasi Donald Trump njoftoi në rrjetin social Truth Social më herët se Khamenei kishte vdekur.
Media shtetërore raportoi se 40 ditë zie publike do të shpallen në Iran pas vdekjes së tij, raporton Sky News.
Të paktën katër ndërtesa në kompleksin e Udhëheqësit Suprem në qendër të Teheranit u goditën të shtunën, më 28 shkurt, si pjesë e një sulmi të gjerë amerikano-izraelit ndaj Iranit.
Më parë, agjencia iraniane e lajmeve Fars njoftoi se katër anëtarë të familjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, ishin vrarë. U tha se ajo ishte vajza, dhëndri, mbesa dhe nusja e Ajatollahut.
Ndërsa disa gëzohen, të tjerë qajnë
Ndërsa disa qajnë, në pamjet nga qyteti i Teheranit shohim se si ca nga banorë aty festojnë dhe kërcejnë, dhe BBC ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre pamjeve.
Në rrugët e Isfahanit në Iranin qendror, njerëzit gjithashtu festojnë dhe bërtasin “Përshëndetje botës së re!”.
Nga ana tjetër, ka pjesë të Iranit që janë të mbuluara me të zeza.
Rrugët janë të mbushura me skena zie. Mijëra njerëz u mblodhën për t’i bërë homazhe Ajatollah Ali Khameneit. Vajtuesit e veshur me të zeza brohoritën “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.
Lajmi për vdekjen e Ajatollahit u përhap shpejt në media. Një nga prezantuesit në median shtetërore iraniane lexoi deklaratën e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe konfirmoi vdekjen e Ali Khameneit me lot në sy dhe duke qarë.
“Në të vërtetë, të gjithë i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. Pas një jete të gjatë përpjekjesh të vazhdueshme të Huseinit, një shpirt fisnik dhe një shpirt mbretëror, autoriteti i babait të mirë të popullit, udhëheqësit dhe imamit të myslimanëve, Shkëlqesia e Tij, Ajatollah Ali Hosseini Khamenei, në rrugën e ngjitjes, piu verën e ëmbël të martirizimit dhe iu bashkua shpirtrave fisnikë”, tha prezantuesi.
Në sfond dëgjoheshin edhe zërat e kolegëve të tjerë, të cilët gjithashtu po qanin në atë moment.





