Ec e mos fol!
Shumë i nderuar Arianit Akil Koci,
Në emër të Zotit dhe dhe në emër të “shprehjes së lirë” (që shpesh e ngatërrojmë me ofendimin!), unë si një “talebane” e përjetshme jam e detyruar të dal, siç thua ti nga “zona e komforit” dhe të ti them disa fjalë:
1. 🌿 Të lus, shikoje mirë FOTON!

2. 🌿 Me NANË (rahmet shpirti i pastë) e me GRUA i ke muslimane! A të shkon mendja që edhe katolikët distancohen nga ky “mendim i yt i lirë”!? Pa le muslimanët!
3. 🌿 Ti je i thirrur TË MBROSH muslimanët sepse i takon po këtij kombi ku ata janë shumicë!
Ajtet e para Kur’anore i ka përkthyer (dhe botuar në Romë) Ilo Mitko Qafëzezi!
4. 🌿 Liria e shprehjes dallon nga LIRIA E OFENDIMIT!
5. 🌿 Feja NUK ËSHTË IDEOLOGJI por besim!
6. 🌿 Po shtohet numri i grave me mbulesë?
E pastaj!?
A nuk është LIRIA E BESIMIT pjesë e lirive universale të njeriut, o avokat i nderuar!?
A nuk ka më shumë xhamia (e gra me shamia) në Evropë se kudo tjetër, përveç në Iran, ku gratë (zoroastriane, hebreje, të krishtera e muslimane) me 98% të votave e kanë votuar mbulesën!
7. 🌿 PRIMITIVIZËM e quan të drejtën e grave për tu mbuluar!? Shih foton! Po pse e ngatërron me viza, integrim evropian e tj!?
8. 🌿 Ta besoj që të kanë fyer, ndoshta dhe kërcënuar, sepse njerëzia preken kur i ofendon dhe i quan “talebanë”!
Meqë ra fjala, e di ti kuptimin e fjalës taleban? TALEB, në persisht (mbase dhe në arabisht) d.m.th. STUDENT!
🤔 (Pika që s’më bie kur përdorin fjalë fyese (në pezhorativ), pa ua ditur kuptimin! Ti fjalën taleban e përdorë nga dashuria apo për denigrim!? E pafalshme për një avokat me shkollë!) 🤔
9. 🌿 E saktë, shoqëria jonë ka nevojë për DISKUTIME (jo debate!) Po ama me specialistë të Kur’anit! Pra, me fakte dhe jo me turli injoranti!
Ç’është e vërteta ka patur emisione radio televizive të tilla! Në një, kam mar pjesë edhe unë bashkë me klerin fetar.
Unë natyrisht, në cilësinë e shkrimtares. Kam folur për respektin e ndërsjellë të intelektualëve tanë me përkatësi të ndryshme fetare…
Kam kujtuar Nolin dhe rilindasit tanë që kanë ngritur ura kulturore e shpirtërore në atë zaman!…
Fan Noli themeluesi i Kishës Autoqefale Shqiptare p.sh. përkthen “Rubairët” e Khajamit (thonë më mirë se Ficxheraldi e Hafiz Ali Korça!).
O tempora! O mores!
10. 🌿 O biri i kompozitorit shumë të çmuar (dhe që asnjëherë nuk e kam dëgjuar të fyejë dikë!), SA SHPIK PROBLEME MË MIRË ZGJIDHI!
Vërtetë, si ndodhi që pikërisht në këtë moment politik, të bëhet problem diversiteti fetar i shqiptarëve!? 🤔
11. 🌿 Si besimtar katolik që je, besoj ke lexuar për TMERRET KOMUNISTE mbi klerin fetar (priftërinjë e hoxhallarë) dhe tentativën për ti zhdukur nga faqja e dheut! Por, kot!
S’KA KUSH E PËRÇANË TRUNGUN SHQIPTAR! Besimet janë VLERA JONË SUBLIME KOMBËTARE!
12. 🌿 Për ata që kanë harruar pemën gjenealogjike të gjuhëve (botuar nga Akademia Suedeze e Shkencave) ju kujtoj:
POPULLI SHQIPTAR ËSHTË NDËR POPUJT MË TË LASHTË NË BOTË! 📌
Gjuha jonë indoevropiane radhitet PARALELISHT ME SANSKRITISHTEN dhe me FARSI-N (persishten)! 📌
13. 🌿 Si popull i lashtë pellazgo ilir ne kemi qenë PAGANË! Pastaj siç kanë zbritur fetë ne i kemi përqafuar, me radhë: HEBRAIZMIN, KRISHTERIZMIN dhe në fund ISLAMIN! 📌
Pra, kush thotë ” Ne jemi popull i krishterë, evropianë” ai MOHON LASHTËSINË MIJËRA VJEÇARE SHQIPTARE! 📌
Del pastaj që ne kemi ardhur në këto troje pas pushtuesit! 🤔
Amani!…
14. 🌿 Në prag të Bajramit (ti si gjenerator i energjisë pozitive) më sevap bën të lexosh Petro Zhejin ose Aristidh Kolën “Shqipja dhe sanskritishtja”, ” Roli mesianik i shqipes”…etj.
#Konica:
Mbes me shpresë që ti imzot Arianit Koci më ke kuptuar më së miri në këtë botë!…
Paqe e selam ustah, avokat! 🙏🌻🌿🤲
Nga: Radije Hoxha








