Edhe tre deputetë të LVV-së në përkrahje të Palestinës: “Vrasje të papranueshme”

Disa prej deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” i kanë dal në përkrahje palestinezëve, pas sulmeve të fundit nga shteti i Izraelit.

Deputeti, Eman Rrahmani ka shkruar se vrasjet e fëmijëve, grave e burrave në Palestinë janë të pa pranueshme.

 

 

Israeli security forces detain a Palestinian protester amid clashes in Jerusalems Old City on May 10, 2021, ahead of a planned march to commemorate Israels takeover of Jerusalem in the 1967 Six-Day War.

Sipas tij, ndërhyrja dhe terrori në  al-Aksa në një vend të shenjte për të gjithë myslimanet, në muajin e mëshires, adhrimit, sakrificës e solidaritetit tejkalon çdo qëllim politik e ideologjik, në fakt nuk ka të bëjë me njerëzoren.

A Palestinian argues with Israeli security forces in Jerusalems Old City on May 10, 2021, ahead of a planned march to commemorate Israels takeover of Jerusalem in the 1967 Six-Day War.

“U bashkohem thirrjeve të gjitha vendeve demokratike për ndalje të menjëhershme te këtyre veprimeve nga shteti i Izraelit. Nga 20 të vrarët në ditën e hënë, 9 prej tyre janë fëmije”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Palestinians place the Hamas movement flag atop Jerusalems al-Aqsa mosque on May 10, 2021, amid clashes with Israeli scurity forces ahead of a planned march to commemorate Israels takeover of Jerusalem in the 1967 Six-Day War.

Ndërsa, deputetja e LVV-së, Labinotë Demi Murtezi ka postuar disa fotografi në profilin e saj me mbishkrimin #FreePalestine.

“Palestina dhe palestinezët, jetimat e pambrojtur të “botës së vdekur demokratike”, ka shkruar ai.

Kurse, deputetja tjetër e partisë së Albin Kurtit, në fotografinë e publikuar shkruan “Free Palestine”, kurse në tjetrën është një publikim i faqes “islamfly” në të cilën thuhet se Izraeli vazhdon bombardimet në drejtim të Gazas pas vrasjes së 9 fëmijëve.