Edi Rama: Procesi absurd ndaj Thaçit do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacenueshme të Luftës Çlirimtare.

Ama tha se procesi absurd ndaj Thaçit do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.

Rama këtë reagim e bëri pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, në kuadër të Dhomave të Specializuara.