Egjipt, 19 viktima nga shirat dhe përmbytjet

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të shtatë rajone të Egjiptit, duke përfshirë Kajron e Madhe.

Sipas gazetës shtetërore Al-Ahram, vdekjet erdhën për shkak të aksidenteve në trafik, goditjeve elektrike dhe mbytjet, ndërsa një viktimë rrëshqiti nga një ndërtesë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Egjipti u kaplua nga kushte të këqija të motit që shkaktuan reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

Autoritetet egjiptiane kanë njoftuar mbylljen e shkollave dhe universiteteve.

Autoriteti Meteorologjik i Egjiptit pret që shirat të vazhdojnë deri të premten.