Egjipti fillon të kërkojë viza për të gjithë sudanezët pasi zbuloi “veprimtari të paligjshme”

Ahmed Abu Zeid

Egjipti vendosi një politikë të re që kërkon që të gjithë sudanezët që hyjnë në vend të marrin viza përpara hyrjes, pas zbulimit të “veprimtarive të paligjshme” duke përfshirë lëshimin e vizave mashtruese, tha për Reuters zëdhënësi i ministrisë së jashtme Ahmed Abu Zeid.

Vendimi është ndryshim i një përjashtimi të bërë më parë për fëmijët, gratë dhe burrat e moshuar.

Më shumë se 200,000 sudanezë kanë hyrë në Egjipt që nga shpërthimi i luftimeve në prill, tha Abu Zeid. /mesazhi