Egjipti do të hapë të enjten kalimin kufitar Rafah që e lidh këtë shtet me Rripin e Gazës.
Ambasada palestineze në Kajro bën të ditur se terminali do të hapet të enjten dhe do të qëndrojë i hapur hapur për tre ditë në të dyja drejtimet.
Që nga përmbysja e ish presidentit Mohamed Morsi me anë të një grusht shteti ushtarak të vitit 2013, Egjipti ka mbajtur kryesisht të mbyllur terminalin kufitar i cili lidh Gazën me Gadishullin e Sinait në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA)..
Periudhat e gjata të mbylljes të pikës së vetme e cila i mundëson Gazës të ketë qasje me botën e jashtme që nuk kontrollohet nga Izraeli, kanë sjellë rreth 2 milionë banorët e enklavës bregdetare, në prag të një katastrofe humanitare.






